Tirana kampione, rrjetet sociale marrin ‘flakë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/M63tOT6SYL4

Tirana u shpall fituese e Kategorisë Superiore për të 25 herë në 100 vite ekzistencë si klub.

Kjo fitore ka sjellë një sërë reagimesh pro dhe kundër nga figurat publike në vendin tonë përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale.

I pari që ka reaguar, ndonëse skuadra bardheblu ende nuk e kishte siguruar triumfin matematikisht, ishte Zv.kryeministri Erion Braçe.

Menjëherë pas derbit, Braçe u shpreh se ndërsa vitin e kaluar Partizani e mori kampionatin në ndeshjen me Tiranën, këta të fundit sipas tij të shkojnë ta marrin atë në Ballsh.

“TANI SHKONI E MERRNI TITULLIN TUAJ ME BALLSHIN, ATY KU PARAPAGOI BASTI JUAJ!”-shkruan ai.

Ky reagim i Braçes erdhi pas akuzave për trukim të ndeshjes Bylis-Tirana, që u luajt për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Ndërsa të shumta kanë qenë urimet për bardheblutë nga politikanë e gazetarë të njohur.

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një video të tifozëve bardheblu duke festuar dhe ka thënë se titulli kampion ishte plotësisht i merituar.

“Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet! ?⚪?”-shprehet Meta.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar si superlajm faktin që trofeu qëndroi për të dytën herë në kryeqytet, pas fitores së Partizanit vitin e kaluar.

Është një super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë.”-tha Veliaj.

Ish-gazetari Adriatik Dosti ka publikuar një fanellë të Tiranës me emrin e tij, ndërsa e ka cilësuar këtë ekip se ‘mbretëreshën e futbollit shqiptar’.

“Gezuar Titullin Kampion …Tirone…Mbreteresha e Futbollit Shqiptar…”-u shpreh Dosti.

Gazetari sportiv Dritan Lundra ka publikuar një video të faqes së tifozerisë “Për ty Tirona”, e cila bashkëshoqërohet me fjalët: Tifozeri+Ekip=Kampion.

Ndërsa një tjetër gazetar sportiv, Ervin Baku e ka cilësuar këtë titull si shumë të merituar.

Lexo edhe :  Rama hedh video me ‘Bufin’ ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh

Urimet e mia më të mira Tiranës! Titull super i merituar, në 100-vjetorin e saj dhe në 100-vjetorin e kryeqytetit tim!”-postoi gazetari sportiv.

Tirana ia doli që të rikthehej fuqishëm dhe të rimerrte trofeun pas plot 11 vitesh./Nga Katerina Tafa/Fjala.al/

 

Të fundit

Gjenden 3 mijë litra karburant në ishullin e Sazanit! Policia nis hetimet për 4 persona

Policia kufitare e Vlorës, arrin të parandalojë një rast të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike. Pas marrjes së informacionit...

“Po komunikojmë me Korenë e Veriut”, Trump: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer, ndoshta do të…

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Uashingtoni mban kanale komunikimi me Korenë e Veriut dhe pranoi se në një moment ai mund të komunikojë...

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë kandidatë për deputetë, rolin e tyre...

Moti i keq godet Greqinë, banesa nën ujë e rrugë të bllokuara nga reshjet e shiut

Moti i keq ka përfshirë Greqinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Moti i keq ka goditur kryesisht në Kretë. Shumë zona janë përmbytur, ndërsa...

Rama hedh video me ‘Bufin’ ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh

Në videon e postuar nga Rama dëgjohen premtimet e Berishës në raport me uljen e taksave. Berisha shprehet se do të përgjysmojë një pjesë...

Lajme të tjera

Web TV