Kabo: Përse nuk po merren masat për vitin e  ri shkollor?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur do nisë viti i ri arsimor? Si do jetë ai? A do nisë në 16 shtator apo më vonë? A do jetë on line apo me prezencë fizike? Janë të shumta pyetjet që  shtrojnë të gjithë për vitin e  ri arsimor. Por ende nuk kemi një përgjigje. Përparim Kabo profesor dhe pedagog në universitet tha në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor nuk kanë nisur ende  dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi ministria e Arsimit.

 

-Do doja një parashikim e para një herë në aspektin social, edhe për pandeminë, sepse askush nuk jep një recetë se çfarë do ndodhë  , po në këndvështrimin tuaj si pritet të jetë gushti, shtatori, tetori, sepse ju jeni edhe pedagog dhe ajo që ka interes më të madh për shoqërinë është shkolla si do funksionojë. Duke filluar që nga fëmijët, dhe të gjitha ciklet e universitetit. Çfarë pritet të ndryshojë në shoqëri?

-Mua më shqetëson dhe brengos diçka Roland. Ne i lëmë gjërat për minutën e fundit. Ju thatë shumë bukur: Ore do fillojë shkolla. Fëmijët si do shkojnë. Po kjo pyetje duhet të shtrohet sot nga ministria e Arsimit, nga ministria e Shëndetësisë, nga institucione të tjera përgjegjëse. Çfarë do bëhet me fëmijët? Do desinfektohet kur hyjnë, do desinfektojnë duart,  do shkojnë t’i lajnë, po me cilin ujë? Ku është uji? 30 vjet akoma s’ka ardhur uji në çezmë dhe ti do të hysh në BE. Do hysh në historinë e BE si i pari vend që integrohet në BE por nuk ka ujë 24 orë. Dhe këta merren me rrugën Milot-Fier./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Berisha nuk tërhiqet, thirrje për protestë në ditën e Samitit: Mbrojmë votën...

https://youtu.be/HmqEWFx-j6U

Të fundit

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në...

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa...

Lajme të tjera

Web TV