Miratimi i “5 qershorit”, reagon Komisioneri për Zgjerim: Përmbush një kusht kryesor të BE-së

epa07994871 European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy, Oliver Varhelyi from Hungary during his hearing before the European Parliament in Brussels, Belgium, 14 November 2019. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Varhelyi shkruan se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit përmbush një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian. Gjithashtu ai u bën thirrje të gjitha partive që të vazhdojnë diskutimet.

“Përshëndes miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kryesor të Bashkimit Europian. Konkluzione: Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen.”, shkruan në postimin e tij Komisioneri për Zgjerim.

/Re.Gu/Fjala.al