Për herë të parë pas 30 vitesh, Liverpool fiton titullin e Premier League

Liverpool ka fituar titullin kampion të Premier League për herë të parë pas plot 30 vitesh.

Sezoni 1989-1990 ishte i fundit kampion për këtë skuadër, që kishte shumë kohë që kërkonte kupën e elitës së futbollit anglez.

“Të kuqtë” e numërojnë trofeun e 2019-2020-ës si të 19-in që nga krijimi i klubit të tyre.

Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp renditet e dyta pas Manchester United për numrin e kupave të Premier League.

Ata kanë luajtur 37 nga 38 ndeshje që ka sezoni i këtij kompeticioni dhe “Të kuqtë” e Anglisë ia kanë dalë të sigurojnë 96 pikë, plot 18 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes me Chelsea-n që u mbyll me rezultatin 5-3 për kampionët,  Liverpool mori trofeun dhe festoi fitoren historike.

Kjo është hera e parë që një skuadër e këtij kampionati merr fitoren kaq shpejt, pra para mbylljes së sezonit.

Në 37 takime të zhvilluara deri më tani “Të kuqtë” kanë marrë 31 fitore 3 humbje dhe 3 barazime.ka.ta/Fjala.al/