“Kush s’beson borxh nuk ia kemi”/ Ambasadorja Besiana Kadare nis pushimet në Qerret (FOTO)

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është e bija e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri.

Ambasadorja Besiana Kadare, ka postuar në rrjetet sociale një foto të Qerretit në momentin e perëndimit të diellit.

Foton e shoqëron me vargjet: “Në Qerret ne po vemi, Kush s’beson borxh nuk ia kemi”.

Kujtojmë se familja Kadare ka një vilë buzë detit në Qerret ku kalojnë shpesh herë pushimet e verës çifti Kadare së bashku me fëmijët dhe nipërit e tyre.

/En.Br./Fjala.al