D*ogë dhe vjedhje me dhunë/ OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë pasurinë tre personave të dënuar nga drejtësia për drogë e vjedhje me dhunë.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. H., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E. M., banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

L. Gj., banues në Vorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Sonte Letoni-Shqipëri! Ku transmetohet ndeshja?

Kombëtarja shqiptare i rikthehet sot sfidave për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 me ndeshjen në transfertën e Rigas...

Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka paralajmëruar se gjatë së martës në Bruksel do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi,...

Një kantier ndërtimi 143-vjeçar: Antoni Gaudí dhe Sagrada Famìlia e tij

Një nga veprimet e fundit të Papa Françeskut ishte shpallja “të nderuar” e Antoni Gaudí-t, arkitektit të Sagrada Familia-s, një bazilike që ka qenë...

I vunë flakën në det velierës me kokainë, prokuroria: Mbi 100 vite burg

SPAK lexon pretencën për operacionin "flakë në det". Prokuroria lexoi vetëm marzhin e dënimit, ata kërkohet që të shpallen fajtorë për “Trafikimi i narkotikëve”,...

Egjipti i Lashtë: Manuali i Mumifikimit Një papirus 3,500-vjeçar zbulon detaje të papara më parë rreth procedurave të mumifikimit, duke përshkruar në veçanti se si...

Lajme të tjera

Web TV