Hajdari: Jam e lumtur për këtë ditë, PD erdhi te qëndrimi ynë për listat e hapura 100%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik deklaroi se pas dy vitesh tani kemi tre palë që janë pro aplikimit të një sistemi zgjedhor me lista të hapura

Ligjvënësja shqiptare deklaroi se ndihet e lumtur për këtë ditë dhe tha se opozita parlamentare njësoj si opozita jashtëparlamentare mbështet listat e hapura 100%.

“Listat e hapura janë zgjidhja më e mirë për të forcuar demokracinë në këtë vend. Kemi dy vite me radhë që të bindim opozitën jashtë parlamentare dhe maxhorancën. Tani kemi tre palët që janë për listat e hapura. Ne jemi dakord për listat e hapura 100%, për sa i përket propozimeve të tjera do konsultohem me opozitën parlamentare. Më në fund erdhi tek qëndrimi ynë dhe Partia Demokratike dhe u bashkua në këtë kauzë. Të shohim si do ecim përpara, jam e lumtur për këtë ditë. Nuk debatova”, tha Hajdari.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV