Hodhi kokainën nga xhami i makinës, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 20-vjeçar, i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, i cili në momentin e ndalimit nga policia ka hedhur nga xhami i makinës një sasi kanabisi dhe kokaine.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. H., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte, ka hedhur nga xhami i mjetit një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. P., 38 vjeç, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar me fjalë për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 57 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.52 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare (PAMJET)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se...

Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

Parma është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares duket se i ka ditët e numëruara te Chelsea dhe...

“Vuajtjet e civilëve nuk justifikohen” , Merz thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas raportimeve se numri i të vdekurve në enklavë ka...

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe dështimeve në qeverisje, thonë ekspertët. Al...

Lajme të tjera

Web TV