Liverpool-it i shtohet një tjetër trofe, Henderson shpallet lojtari më i mirë në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori 30-vjeçar, i cili drejtoi Liverpoolin në titullin e tyre të parë kampion të Premier Legaue-s pas plot 30 vitesh, Jordan Henderson është zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit në Angli.

Kapiteni i “Reds” fitoi këtë titull me anë të çerekut të votave të gazetarëve. Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në Angli zgjodhi Henderson si lojtarin më të spikatur për vitin 2020.

Shokët e tij të skuadrës,Virgil van Dijk dhe Sadio Mane, Kevin de Bruyne i Manchester Cityt dhe Marcus Rashford i Manchester United ishin gjithashtu në listën e pesë të parëve.

Të mërkurën 30-vjeçari, i cili po rikuperohet nga një dëmtim që ka marrë në gju , mori trofeun e Premier League nga legjenda e “Reds” Sir Kenny Dalglish në një Anfield gati të zbrazët.

Megjithatë, zgjedhja e Henderson ka shkaktuar një sërë diskutimesh, pasi mesfushori i Manchester City-t Kevin De Bruyne kishte realizuar një sezon mbresëlënës.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Po vjen momenti i transformimit të Lushnjës dhe Divjakës”, Rama: Duam mandatin e katërt

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim përmbyllës elektoral në Lushnjë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mandati i...

Vrasja në Has, dalin detaje të reja: Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fshatin Plan në Has. Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit...

Gratë punojnë më shumë, por fitojnë 23% më pak se burrat

Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka nxjerr në pah se shumë vende janë larg objektivit për të arritur barazinë e plotë...

Ellen nuk njihet me pamjen dhe stilin e ri të jetesës

Ellen DeGeneres duket se ende nuk është përshtatur me jetën e saj të re në rajonin e Cotswolds, Angli, pasi u zhvendos nga Shtetet...

Eksperti i pasurive të paluajtshme: E pamundur të gjesh prona me 1000 euro metri katror

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Indrit Abdiu, analizoi në” Top Talk Economy” situatën e pasurive të paluajtshme në vendin tonë. Çmimet e apartamenteve po shënojnë...

Lajme të tjera

Web TV