PD do lista 100% të hapura/Rama: Hap gjysmë pozitiv, koalicionet s’do të ndalohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qëndrimin e sotëm të Opozitës së Bashkuar të cilët deklaruan se mbështesin 100% listat e hapura, por pa prekur kolaicionet. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë si një hap gjysmë pozitiv.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaron se sesi e sa do hapen listat kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut, ndërsa thekson se koalicionet parazgjedhore nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë.

Postimi i plotë:

Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton?

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen 2 dentistë, procedohen 12 të tjerë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin...

Shqiptarëve u shtohet një pasuri kombëtare: Dollia. Me fund…

Nga Leonard Veizi Tani që dollia u kthye në art, për shqiptarët s’do ketë më frerë. – Me fund! Sepse Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka...

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të...

Përplasjet Lapaj-Shabani, Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Buxheti/ Sa para do të marrin bashkitë nga qeveria! Kush do të jenë përfitueset kryesore

Qeveria shqiptare ka miratuar ndarjen e transfertës së pakushtëzuar për të gjitha bashkitë e vendit për vitin 2025, në kuadër të Programit Buxhetor Afatmesëm...

Lajme të tjera

Web TV