VIDEO-EKSKLUZIVE/ Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Siç shihet dhe nga pamjet e filmuar nga reporterët e “Fjala.al”, bëhet fjalë për një automjet tip “Benz”, i cili ka marrë flakë në pjesën e parme të tij.

Makina ka marrë zjarr në dalje të tunelit në autostradën Elbasan-Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarr rënies dhe nëse ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë siç shihet nga pamjet e mëposhtme në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende as shërbimet e policisë dhe as forcat zjarrfikëse.

/En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/6gHCOmLKP2M