“Anja”/ Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkruan romanin e tij të parë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka sjellë për lexuesin shqiptar romanin e tij të parë të titulluar ‘ANJA’. Ky botim i tij vjen pas vëllimit poetik ‘Udhë në pasqyrë’.

Këtë e ka bërë vetë të ditur Prençi me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

“Të nderuar miq! Ndaj me ju gëzimin e botimit të romanit tim të parë “ANJA”, që vjen pas vëllimit poetik “Udhë në pasqyrë”. Këtë sfidë e bënë më të lehtë për mua këshillat dhe redaktimi nga shkrimtari e gazetari Shefqet Meko, recensionet e krijuesve dhe kritikëve të njohur letrarë, Behar Gjoka dhe Ana Kove, si dhe bashkëpunimi për korrektimin letrar me gazetarin e njohur Urim Bajrami. Mirënjohje të veçantë u dërgoj atyre pak miqve që e kanë lexuar në dorëshkrim këtë roman. Faleminderit për sugjerimet, motivimet dhe nxitjen për ta finalizuar këtë punë krijuese. Libri së shpejti do të jetë në të gjitha libraritë e Tiranës dhe në rrethe.

Në vijim një fragment nga analiza e z. Shefqet Meko për romanin “ANJA”. “…

‘Ahmet Prençi na ka ofruar një roman të shpirtit njerëzor që përpëlitet në dallgët e jetës, duke mërmëritur klithmën njerëzore “Të jesh apo të mos jesh…”. Thjesht, bukur, drithërues, me sinqeritet, me nerv rrëfyes, me vringëllimë të fjalës dhe intrigë dashurie, Prençi na shëtit “Udhëve në pasqyrë” duke na treguar këtë radhë ciflosjen e “pasqyrave” të shpirtit si një destinacion i secilit, ku “cirku” i fatit kërcen skutave të jetës e shpirtit si fat e rastësi vrastare, për të na dhënë mesazhin e madh njerëzor: Njeri, duaje fatin që shpesh “përdridhet” në duart e tjetrit… Njeri, duaje jetën…! Autori, me “bisturinë” e fjalës, depërton thellë në shpirtin e një burri dhe një gruaje, tregon lumturinë dhe mallkimin e tyre, duke bërë një “grafi” unike mes “dy gjysmave” të jetës njerëzore, që duke u bashkuar e “tretur” mes tyre krijojnë mirazhin e jetës dhe trashëgimisë. Autori është i “egër” dhe i pamëshirshëm në fatin e heronjve të vet, por gjithsesi i vërtetë…” Faleminderit!

/En.Br./Fjala.al

Lexo edhe :  A e kaluam pikun e gripit? Bie kurba e infektimeve, por Tirana ende me raste të shtuara

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë, nis votimi në përfaqësitë diplomatike

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Votimi...

‘Diaspora zgjedh Atdheun’/ PD vijon takimet, më 13 shkurt me shqiptarët në Francë

Partia Demokratike po bën gjithshka që shqipëtarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë, përmes takimeve me diasporën. Këtë të enjte, me 13 shkurt, demokratët...

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Projektligji i ri që pritet të depozitohet në Kuvend ndalon përfundimisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme duke rrëzuar nenin që...

Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me ‘BOKU’/ Në 2030 UBT-ja me imazh të ri

Ish-rektori i Universitetit 'BOKU' në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i radhës në Podkastin e kryeministrit Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë

Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen, pasi do të jenë pjesë...

Lajme të tjera

Web TV