Bardhi: Asgjë s’e ndal rotacionin, rregullat s’mund të ndryshojnë 8 muaj para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në konferencën për shtyp së bashku me Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin ka deklaruar se opozita e bashkuar nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon hapjes 100 % të listave.

Sipas tij, përveç çështjes së listave të hapura nuk mund të diskutohet asnjë  tjetër, pasi kjo do të quhej shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Ky ishte një prej qëndrimeve absurde në mbledhjen e këshillit politik. Këshilli është një forum i partive për reformën zgjedhore, cdo diskutim me qëllim gjetjen e një konsensusi I kalon më pas për votim parlamentit. Qëllimi është të fusim në procedurë një cështje politike. A jeni dakord për hapje 100 % të listave? Ne kemi shprehur vullnet, por pa ndryshuar pjesën tjetër të rregullave të garës. Nukmund të ndryshohen rregullat 8 muaj para zgjedhjeve. Këto rregulla nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme, duhet të jenë të barabarta. Po na thuhet që opozita të marrë pjesë në zgjedhje sipas rregullave që përcakton Edi Rama. Kjo është e papranueshme e kemi bërë të qartë vullnetin tonë. Duhet që pala tjetër të shprehë vullnetin e vet. Për listat 100% jemi plotësisht dakord, për cdo cështje tjetër nuk jemi të hapur sepse cështjet që shtron Rama prekin marrëveshjen e 5 qershorit, produkt 6 mujor pune i këshillit politik dhe s’mund t’i kthehemi më cështjeve që i konsiderojmë të mbyllura.” u shpreh Bardhi.

“Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi. Kemi qenë të hapur për të diskutuar në proces transparent cdo cështje që ka lidhje me zgjedhjet. Ndryshimet kushtetuese do të duhet të kalojnë përmes referendumit, dhe ne i qëndrojmë apo jemi koherent në këtë qëndrim. Sa kohë është parashtruar një cështje po mbajmë një qëndrim të qartë. Po, jemi për hapjen 100 % të listave dhe këtë qëndrim e kemi ofruar si formulë kompromisi.”-vijoi sekretari i përgjithshëm i PD-së

Lexo edhe :  “Më dërgoi një plumb”/ Ish-deputeti demokrat zbulon kërcënimin e ardhur nga Londra

“Sa i përket fituesit e humbësit në zgjedhjet cdo shqiptar e ka evident para syve të vet. Doli hapur si njeri që po vidhte zgjedhjet në tavolinë dhe pasi dështoi me planin e parë ka nisur një plan të dytë. Ky është veprim prej humbësi të madh. Opozita do i fitojë thellë zgjedhjet e ardhshme. Cdo veprim që po bën Rama e tregon hapur se vijon të ketë mendjen në lojërat e vogla të pista politike, ne jemi për interesin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Qytetarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre. Cdo lojë e pisët e Ramës nuk ka për ta ndaluar rotacionin e pashmangshëm që po vjen.” përfundoi ai./Fjala.al/Ke.Ba

 

 

 

 

 

 

Të fundit

PROFIL/ Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Sot, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, regjisori dhe operatori i...

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Po ashtu ajo zbuloi kritikat...

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin Osman Stafa, ka deklaruar se...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

Lajme të tjera

Web TV