Debati “Shqipëria Autoktone”/Mustafa Nano për Dua Lipën: Duhet të na e kursente këtë gjë, lojëra politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikimi i hartës së Shqipërisë Autoktone nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa kohët e fundit ka ngjallur debate dhe reagime të shumta.

Së fundmi, gazetari dhe analisti i njohur Mustafa Nano ka reaguar në emisionin e tij përmes një monologu.

Nano, vlerëson rolin e Dua Lipës për promovimin e vlerave shqiptare, madje e quan atë si “këngëtarja më e madhe në botë”. Megjithatë ai thotë se artistja duhet të na e kishte kursyer këtë gjë në këtë kohë.

Sipas tij, Dua bëhet në këtë mënyrë pjesë e lojërave politike dhe një iniciative ndërkombëtare, që së fundmi është manifestuar edhe në Hagë, për të vendosur një simetri mes vendeve të Ballkanit.

Pjesë nga monologu i Nanos:

“Kërkesa e Dua Lipës është absolutisht e drejtë. Por ajo nuk u ndal me kaq, të nesërmen ajo publikoi në instagram hartën e Shqipërisë Etnike, që sytë tanë e panë kur u ngrit në Beograd. Pas kësaj ajo inicioi një peticion online, ndërmjet të cilit i drejtohet Apple të përfshinte Kosovën në hartë. Do ta nënshkruaja edhe unë me kënaqësi.

Dua Lipa është një këngëtare e madhe, për mua është këngëtarja më e madhe në botë. E them këtë jo si shqiptar, por si konsumator i muzikës. Por ajo nuk është vetëm kaq, unë e kam ndjekur herë pas here dhe kam vënë re që është një vajzë plot klas, inteligjente. Mua më pëlqen kur ajo nuk ngurron të manifestojë ato sentimentet e veta patriotike.

Dua Lipa, në rastin konkret, e vetme, internacionalizioi një çështje. Diplomacia klasike edhe sikur të aktivizohej me kapacitet të plotë nuk do të mundej ta internacionalizonte këtë çështje.

Por Dua Lipa duhet të na kursente këtë gjë, ajo nuk duhet të bënte lojëra politke. Dhe me hartën ajo ka bërë lojëra politike. Me këto lojëra ajo dëmton edhe imazhin e vetë. Por jo vetëm kaq, me tentativa për të bërë lojëra politike, ajo ushqen një lojë që ka filluar jashtë nga faktori ndërkombëtar për idenë e një lloj simetrie në Ballkan. Është një ide që është manifestuar qartazi në Hagë. Një ide që serbët kanë bërë krime, por ja paskan bërë edhe shqiptarët, dhe jemi 1 me 1. Pra një ide e gabuar simetrie.”/Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Joz Marku: "Loredena ka marrë një rrugë jo të mirë..."

 

Të fundit

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Lajme të tjera

Web TV