Kavajë/ Gjendet i pajetë italiani i martuar me një shqiptare, dyshimet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas italian është gjetur i pajetë ditën e sotme në lagjen nr. 2 të Kavajës. Ai është gjetur i pajetë në banesën e tij në katin e gjashtë të një pallati, dhe prej më shumë se 20 vitesh ishte i martuar me një shqiptare.

Viktimë mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën.

Burime bëjnë me dije se Xhuzepe Klemente kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali që prej orën 08:15 të mëngjesit të sotëm, pasi nuk iu përgjigjej thirrjeve të tyre në telefon.

Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshimet e para janë që ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë sulmi në zemër.

Mësohet se i moshuari italian kishte lënë amanet para se të ndahej nga jeta që të varrosej në Shqipëri. Ndërkohë, trupi i pajetë do të dërgohet te murgu i Tiranës, pasi është nënshtetas i huaj.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Takimi i “shekullit”, Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin

Kremlini ka bërë të ditur se nuk e përjashton mundësinë e një takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump...

Nga Gaza në Ukrainë, paqja duket gjithmonë jashtë arritjes

Vrasja dhe masakrimi i të pafajshmëve është e pafalshme. Atëherë, pse në botë lejohet të vazhdojë? Përgjigjja është relativizmi moral. Simon Tisdall* Kërkimi për paqe në...

Nëse u vodhën 300 mijë vota, pse PD nuk mbledh dot 300 protestues në shesh?

Besimi i qytetarëve shqiptarë tek Sali Berisha ka humbur plotësisht, por tashmë ai ka humbur edhe besimin e të vetëve, pasi PD nuk mbledh dot as...

Tradita shqiptare e dollisë, tashmë pjesë e pasurisë kulturore kombëtare

Nga sot, rituali i dollisë do të njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Ngritja...

Avioni ushtarak rrëzohet mbi kampusin e shkollës, të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u...

Lajme të tjera

Web TV