Koha që zëri i shqiptarëve të dëgjohet (përmes një flete të thjeshtë)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Për muaj të tërë, OJQ të ndryshme, parti të reja, opinionistë dhe deputetë të opozitës parlamentare i kanë rënë fort burive të listave të hapura për zgjedhjet e ardhëshme. Partizanët e këtyre listave i mëshonin idesë se votuesit duhet të zgjedhin vetë se cilët kandidatë për deputetë duhet të shkojnë në Kuvend, e jo të dërgojnë atje lista të përgatitura nga kryetarët e partive, si ushqim i parapaketuar.

Si rezultat i ekspozimt të gjerë të opinionit publik me idenë e listave të hapura, një sondazh statistikor i publikuar nga IDRA tregonte se 75% e shqiptarëve ishin pro listave të hapura (pavarsisht se nuk e kishin shumë të qartë se si do të realizoheshin ato). Të armtosur me rezultatin e atij sondazhi, 28 deputetë të Kuvendit bënë kërkesë zyrtare për një ndryshim të Kushtetutës, që do të mundësonte listat e hapura.

PS-ja e pranoi kërkesën e 28 deputetëve, por me kushtin që listat të ishin pjesërisht të hapura (për t’i dhënë mundësi partive të dërgojnë në Kuvend aq femra sa të plotësohet kuota gjinore 1/3). Gjithashtu, PS-ja kërkoi që në Kushtetutë të pengohen koalicionet paraelektorale shumë-listore, për shkak të vështirësive që do të sillte në administrim një fletë votimi me lista të hapura dhe njëkohësisht me koalicione paraelektorale shumë-listore.

Por një model flete votimi i publikuar sot nga Oerd Bylykbashi, kryenegociatori elektoral i PD-së, demonstron se votimi me lista të hapura e koalicione paraelektorale shumë-listore mund të realizohet fare thjeshtë edhe në qarkun e madh të Tiranës, me plot 34 deputetë (shihni modelin bashkëngjitur). Ndërsa problemi i kuotave gjinore, sipas Bylykbashit, mund të realizohet gjatë numërimit të votave, përmes  mekanizmit të thjeshtë të diskriminimit pozitiv për femrat. Në këtë mënyrë relaizohet votimi me lista të hapura 100%, e jo pjesërisht…

Lexo edhe :  Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Duket se ka ardhur koha që zëri i shqiptarëve të dëgjohet plotësisht – përmes një flete të thjeshtë votimi.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV