Mesila Doda: Vilma, vendi yt nuk duhet të jetë varri por burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar lidhur me letrën e biznesmenes Vilma Nushi, e infektuar me COVID-19, drejtuar qytetarëve pas mallkimeve të marra nga ta.

Në një postim në rrjetet sociale, Mesila Doda i drejtohet Vilma Nushit se njerëzit nuk e kanë inat për shkak se është e pasur, por për shkak se sipas saj, ka vjedhur buxhetin me procedurën korruptive të check up-it dhe kur pati nevojë iku nga ky sistem, për të cilin kontroboi për ta lënë në mizerje.

Ish-deputetja e PDIU-së i uron shërim të shpejtë Vilma Nushit dhe pastaj të vijë të japë llogari përpara një drejtësie të pakapur, pasi sipas saj, vendi i biznesmenes nuk duhet të jetë varri, por burgu.

Postimi i plotë:

Një fjalë e fundit për Vilmën…
Ka marrë dhe kjo stilin e Ramës e i bie atij argumenti që i shkon për shtat…
Jo Vilma, nuk të kanë inat njerëzit, se je e pasur. Respekte për ata që punojnë e nuk fusin duart në xhepat e shqiptarëve. Iku dhe Avni Ponari për kurim, po nuk pipëtiu njeri, se i ka paratë e punës së tij dhe nuk mori kurrë gjysëm leku në buxhet, ndaj të gjithë i uruan shërim të shpejtë…
Ti vodhe buxhetin me procedurën korruptive të check up-it dhe kur pate nevojë ike nga ky sistem, të cilin ti vetë kontribuove për ta lënë në mizerje.
E kanë me ty shqiptarët Vilma, sepse je bashkëpunëtore në vjedhje me kryegangsterin dhe kjo vjedhje bëhet me gjakun dhe mundin e atyre qe sot s’kanë zë…
Ndaj, ki delikatesën të mos flasësh më asnjë fjalë.
Të uroj shërim të shpejtë Vilma, dhe pastaj të vish e të japësh llogari përpara një drejtesie të pakapur nga nga Babloku… vendi yt nuk duhet të jetë varri Vilma, po burgu…

Lexo edhe :  Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

La pas mijëra viktima/ Ky është tërmeti, 9.6 ballë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë

Më 22 maj 1960, Kili ishte vendi i tërmetit më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë nga instrumentet sizmike. Me një magnitudë prej 9.5 ballë ,...

Beti Njuma për ikjen e Artan Lames: Ti e bëre betejën tënde, por e keqja është më e fortë

Ikja e papritur e Artan Lames i ka shokuar të gjithë. Miqtë e shumtë kanë mbetur pa fjalë nga lajmi i kobshëm që mbërriti...

Si po përpiqen dronët-mashtrues rusë të mposhtin mbrojtjen ukrainase

Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia shpesh quhet lufta e parë e madhe me dronë. Sipas mediave të huaja, ndërsa konflikti...

E bujshme/ Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit legjendar Luka Modric, një lajm që ka befasuar tifozët anembanë botës. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

“M’u hiq qafe!” Kur politika të bën të dukesh si dëshmitar i Jehovait

Sëmundja më e madhe e Shqipërisë sot nuk është politika, por guaska individuale, e cila po kthehet në një guaskë kolektive, me të cilën...

Lajme të tjera

Web TV