A e mbani mend filmin “Beni ecën vetë” ?
Një nga filmat më të dashur për shqiptarët, kjo edhe për shkak të personazhit kryesor shumë simpatik Benit.
Djaloshi i cili luajti personazhin kryesor të filmit ishte Herion Mustafaraj fëmijëria e të cilit kaloi me famën e këtij produksioni.
Por mesa duket kjo nuk ka qënë pjesmarrja e tij e vetme në kinematografinë shqiptare pasi Herioni ka dashur të na njoh me një foto të vjetër në shesh xhirimin e një filmi që nuk u shfaq kurrë për publikun shqiptar.
Në foto Herioni duket tashmë i rriutur, një Beni që kishte filluar të ecte vetë duke marrë pjesë në të tjera xhirime./Ra.My. Fjala.al/