Rama uron Igli Taren për ditëlindje: Me të atin dhe vëllanë bënin stërvitje spartane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka uruar në ditëlindjen e 47-të, ish-futbollistin e kombëtares kuqezi, Igli Taren.

Në një postim në “Facebook” Rama ka kujtuar kohën kur Drejtori Sportiv i Lazios stërvitej së bashku me të vëllanë, Auron Taren nga Babai i tyre kampioni i hedhjes së diskut, Isa Tare.

Kreu i qeverisë ka thënë ndër të tjera se Igli Tare është një xhevahir për klubin e Lazios.

“Nën drejtimin e Igli Tares Lazio u kthye në një armatë mbresëlënëse, e cila ka një bilanc të pabesueshëm mes shpenzimeve shumë më të ulëta se sa klubet elitare të Serisë A dhe vendit që ka zënë në klubin e të mëdhenjve të futbollit italian. “-shkruan ai.

Me tej ai ka shprehur dëshirën që në të ardhmen ish-sulmuesi i Kombëtares të marrë drejtimin e Juventusit, skuadër për të cilën Rama bën tifo.

Postimi i plotë:

#EDHE100?

IGLI TARE është padyshim shqiptari më i suksesshëm në skenën e futbollit europian. Më kujtohet shumë vite më parë silueta e tij, kur ne të Dinamos dilnim për vrap në ish-fushën e Aviacionit, ku bashkë me të vëllain Auronin, dy kalamajtë kolosë e “kokëlakër”, i nështroheshin stërvitjeve të pamëshirshme të të atit, mjeshtrit të sportit e dikur kolosit kampion të hedhjes së diskut, Isa Tare, i cili u kishte imponuar djemve një regjim stërvitjesh që do ta kishin zili edhe marinsat amerikanë. Auroni arriti në skuadrën e parë të të kuqve të pathyeshëm që nën udhëheqjen Gaz Çaçit, vendosën diktaturën në parketin e basketbollit shqiptar për vite me radhë, ndërsa Igli pasi veshi fanellën e shpresave kuqezi, mori arratinë drejt Bundesligës, ku arriti të bënte emrin e tij, për t’u zhvendosur më pas në Serie A tek skuadra e Lazios. Presidentit Lotito i ra bixha me kolosin shqiptar, që jashtë fushës së blertë spikaste me stofën e liderit dhe i besoi as më shumë e as më pak, po çelësin e zyrës së drejtorit teknik të armiqve të Romës.

Lexo edhe :  Vila e ish-lojtarit të Interit vihet nën shënjestrën e grabitësve

Nën drejtimin e Igli Tares Lazio u kthye në një armatë mbresëlënëse, e cila ka një bilanc të pabesueshëm mes shpenzimeve shumë më të ulëta se sa klubet elitare të Serisë A dhe vendit që ka zënë në klubin e të mëdhenjve të futbollit italian.

Sot Igli është aseti më i kushtueshëm i Lazios dhe në ditën e tij të lindjes, i uroj të ketë edhe 100 vjet shëndet e sukses, duke uruar njëkohësisht që një ditë ta shoh në krye të Juventusit (jo të Milanit siç kam frikë se do ndodhë:-)?

#TëRRALLË/ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158002576676523

Të fundit

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës...

Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka nisur “zjarr” aventurën e tij...

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë – por s’do të ndihen të mirëpritur

Friedrich Merz po përpiqet në mënyrë të pamatur të ringjallë një program të diskredituar të pasluftës: atë të “punëtorëve të ftuar”. Chris Reiter dhe Will...

“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e...

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën si pikën e parë të...

Lajme të tjera

Web TV