Tiranë/ E moshuara aksidentohet nga makina, lihet pa ndihmë në mes të rrugës (VIDEO)

Një e moshuar është aksidentuar nga një makinë dhe është lënë në mes të rrugës pa iu dhënë asnjë ndihmë. Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Berisha, ky e fundit e ka siguruar videon nga qytetari dixhital.

Mesazhi i qytetarit dixhital, e publikuar nga ish-kryeministri Berisha:

E aksidentuara nga makina mbetet ne rruge pa asnjë ndihme!
Doktor, tek kthesa e Sharrës makina godet gruan e moshuar e cila ka mbi 20 minuta e shtrirë për tokë dhe askush s’guxon ta prekë. Policia nuk duket gjëkundi, ambulanca po ashtu. Makinat kalojnë të pa-shqetësuara ndërsa zonja vazhdon të qëndrojë e palëvizur përtokë. Zoti e ruajtë se shteti ka mbaru.

https://www.facebook.com/watch/?v=1804556323017808