Ish-deputeti i PS tregon gjendjen e tij: Beteja me COVID-19 vazhdon e do të zgjasë akoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PS dhe botuesi i TOENA, Fatmir Toçi ka reaguar lidhur me gjendjen e tij shëndetësor, pas infektimit me COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Fatmir Toçi shpreh mirënjohje dhe falënderime për miqtë, të afërmit dhe të njohurve të shumtë që janë interesuar për gjendjen e tij, por dhe për stafin shëndetësor dhe në veçanti mjekun Perlat Kapisyzin që janë kujdesur për të.

Fatmir Toçi shprehet se gjendja e tij shëndetësore duket e stabilizuar edhe pse beteja me virusin COVID-19 vazhdon dhe do të zgjasë akoma.

Postimi i plotë:

MIRËNJOHJE E FALËNDERIME

Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.

Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare.

Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.

Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur.

Lexo edhe :  Moti i nxehtë, bregdeti i Vlorës 'pushtohet' nga pushuesit

Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë! ???.

Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën.???

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Si ta shëroni lëkurën e djegur nga dielli në kushte shtëpie

Një djegie e lehtë nga dielli shërohet brenda një jave ose maksimumi 10 ditë. Shasa Hu, mjeke dermatologe dhe...

Si ka ndikuar rritja e rrogave në buxhet

Të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga tatimi i aplikuar mbi pagat e qytetarëve shqiptarë po rriten në mënyrë progresive nga viti në...

Shumë shpejt edhe linjat ajrore me Inteligjencë Artificiale, ja çfarë po ndodh

Përdorimi i Al në qendrën e re të kontrollit të linjës easyJet i ka lejuar ekipet të menaxhojnë më mirë fluturimet, ka njoftuar linja...

“Edhe Bora ka më shumë ‘k’ se kryeministri”, habit Neda Balluku: Është më…

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej...

“Sfidon” Berisha/Ish-kryeministri thyen arrestin shtëpiak, aktori i shkon në banesë dhe..

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer sërish arrestin shtëpiak. Kësaj radhe ai ka pritur në shtëpi dhe është takuar me Çun Lajçin. Kjo është e disata herë...

Lajme të tjera

Web TV