Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet, në rrugën “Bardhyl”.
Dy automjete mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur e plagosur njëra prej drejtueseve të mjeteve e cila ka qenë shtatzënë. Gjithashtu mësohet se në automjetin e saj ndodhej si pasagjer dhe një fëmijë i mitur i moshës 4-vjeç.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/En.Br./Fjala.al