Përdorimi i maskave është bërë i domosdoshëm në këtë kohë të pandemisë botërore nga COVID-19.
Ekspertët thonë që përdorimi i tyre duhet të jetë vetëm njëherë dhe më pas të hidhen pasi në të kundërt nuk ofrojnë mbrojtjen e dëshiruar, por kjo mund të jetë e kushtueshme për njerzit.
Në Francë është fotografuar një qytetare, ndërkohë që përdorte transportin publik kishte gjetur një zgjidhje interesante dhe të veçantë për të respektuar rregullat dhe për tu mbrojtur nga COVID-19.
Gruaja ka vendosur në kokë një shishe të madhe plasike të cilën e ka prerë dhe përshtatur me formën e kokës.
Pjesa e fytyrës është krejtësisht e mbuluar dhe e ruajtur nga virusi. /Ra.My. Fjala.a/