Shënoi golin e parë me Napolin, Duka-Hysajt: Shpresoj të jesh gati në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i kombëtares kuqezi Elseid Hysaj ka shënuar mbrëmjen e djeshme golin e tij të parë me skuadrën e Napolit.

Ai ishte një nga kontribuuesit e fitores së Napolit ndaj Sassuolos mbrëmjen e djeshme. Ai gol ka sjellë një sërë reagimesh përfshirë këtu edhe atë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës.

Në një postim në “Facebook” Duka ka uruar mbrojtësin ndërsa i ka kërkuar që të jetë gati për në muajin shtator për Kombëtaren

Postimi i Armand Dukës:

I lumtur për golin e parë me Napolin në Serie A të Elseid Hysajt! Një realizim i shkëlqyer nga mbrojtësi shkodran, që ndihmoi skuadrën të merrte atë fitore 2-0 ndaj Sassuolos. Më vjen mirë që e pashë në formë të shkëlqyer dhe uroj të vazhdojë kështu, sepse në shtator Kombëtarja shqiptare nis aventurën e saj në Nations League dhe kuqezinjtë do të kenë nevojë edhe për klasin e tij! Edhe një herë, shumë urime #ElseidHysaj!?⚽??/ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/posts/3031906966919847

 

Të fundit

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

E pazakontë në Angli, anulohet një supergol i Eze ndaj Chelsea nga goditja e dënimit

Programi i Premierligës së së dielës u hap nga derbi i Londrës, mes Chelsea dhe Crystal Palace. Pas 45 minutave të para rezultati ishte...

Lajme të tjera

Web TV