Shifra të frikshme në Kosovë, shënohen 8 viktima dhe 220 raste me virus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima të reja dhe 220 raste me COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Ky rezultat vjen pas testimit të 472 mostrave, njofton instituti.

Deri më tash, numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë , me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët thuhet se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese raporton rel.

Ndërkaq, 121 pacientë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të të shëruarve në 3.874. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.086, njofton instituti.

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 564 raste, prej tyre 354 të konfirmuar me COVID-19 të shtrirë në klinika dhe spitale rajonale. Prej tyre, 353 me oksigjeno terapi, ndërkaq 17 në respiratorë dhe 18 në ventilim mekanik.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur të shtunën në një konferencë për media se nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus.

Ai tha se aktualisht institucionet përkatëse janë duke punuar në riorganizim të ri në QKUK dhe ndoshta mbylljen e disa klinikave për t’i shfrytëzuar më pas ato për personat e prekur me koronavirus.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ndodh në Vlorë, shoferi i jep ambulancës i dehur, merr përpara 3 makina të parkuara

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore,...

Bleu apartamentin 120 mijë euro me para cash, SPAK ridërgon për gjykim Asllan Dogjanin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjanin. Burime për mediat bëjnë me...

Mediat italiane “kryqëzojnë” Asllanin ndaj Milanit, largimi i sigurt në fund të sezonit

Derbi i “Madonnina” djeg Asllanin. Ndaj Milan, Inzaghi befasoi jo pak duke i besuar një fanellë titullari mesfushorit kuqezi, për Asllanin ky ishte një...

U arrestua 2 ditë më parë se dhunoi vartësin, lirohet ish drejtoresha e spitalit në Dibër

Dy ditë pas arrestimit, Gjykata ka lënë të lirë me masën “arrest shtëpie’ ish drejtoreshën e spitalit të Dibrës, Irini Shehu. Irini Shehu u arrestua...

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunuan 33-vjeçarin, reagon Berisha: Kurth, e provokuan

Kreu i Partisë i Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes Xhelal Mziut dhe punonjësit të njësisë administrative të Ostrenit, ku...

Lajme të tjera

Web TV