Si po e fiton betejën me virusin, vendi me 12.9 milionë banorë dhe vetëm 5 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një vend në botë i cili ka vetëm 5 viktima nga koronavirusi.

Në Ruanda, njerëzit testohen edhe rastësisht, kur janë duke ecur në rrugë.

Sa herë që dikush po i jep biçikletës, makinës apo motorrit, ai pyetet nëse dëshiron të testohet.

Edhe pse klasifikohet si një prej vendeve me të ardhurat më të ulëta nga Banka Botërore, me burimet e saj të kufizuara, vendi i Afrikës Lindore ka arritur sidoqoftë të identifikojë çdo rast të koronavirusit.

Kushdo që testohet pozitiv vendoset menjëherë në karantinë në një klinikë dedikuar vetëm Covid-19.

Më pas, punonjësit e shëndetit telefonojnë dhe kontaktojnë me çdo person të mundshëm me të cilin, i testuari me rezultat pozitiv ka patur kontakt.

Përvojat me sëmundje të tjera infektuese e kanë ndihmuar Ruandën. Vendi aktualisht, po përdor funksione dhe pajisje, që dikur i përdorte për HIV apo SST të tjera.

Arsye të tjera që ndikuan në suksesin e Ruandës, përfshijnë faktin që vendi reagoi shumë herët, duke mos e lënë situatën të përkeqësohej. Gjithashtu qeveritarët vendosën rregulla karantinimi më të rrepta se çdo vend tjetër afrikan.

Spitalet tani, po përdorin robotë në përmasa njerëzore në klinikat dedikuar COVID-19 për të matur temperaturat e pacientëve dhe për të dërguar furnizimet./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Jugosllavia përjashtohet nga Kominterni: Përplasja Tito–Stalin trondit botën komuniste

28 qershor 1948 Më 28 qershor 1948, në kulmin e tensioneve të hershme të Luftës së Ftohtë, Lidhja e Komunistëve...

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Lajme të tjera

Web TV