Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet ka goditur vendin tonë pasditen e kësaj të diele. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.0 e shkallës Rihet.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 5 km në verilindje të Lushnjës dhe me një thellësi prej 2 km.

Ende nuk ka detaje nëse ka shkaktuar dëme materiale.

/En.Br./Fjala.al