199 podiume për Valentino Rosin, veterani i Moto GP-së shkruan sërish historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valentino Rosit iu desh të priste 18 gara për një arritur sërish në podium në Moto GP, pas vendit të dytë që pari marrë në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 2019-ën, por, të dielën, në Çmimin e Madh të Andaluzisë, 9-herë “kampioni i botës” ishte përsëri në podium. Është pak po e sigurt të thuhet se kanë qenë 15 muaj të vështirë për pilotin italian dhe ekuipazhin e tij, që nga ai vend i dytë në pistën amerikane para mëse një viti.

I mbiquajtur “Doktori” u përpoq të gjente ritmin me motorin e tij “YZR-M1” sezonin e kaluar dhe gara e hapjes së vitit 2020 pa Rosin të tërhiqej për shkak të një çështjeje mekanike. Sidoqoftë, gjithçka ndryshoi kur veterani zbriti në pistën e Cirkuitit “Anhel Nieto” të Herezit të premten në mëngjes. Puna e palodhshme kishte ër që Rossi dhe ekipi i tij të gjenin diçka të mirë dhe italiani menjëherë dukej më i fortë dhe më i lumtur në “Jamaha”-n e tij me nr. 46.

41-vjeçari, i cili mbetet gjithmonë po aq karazmatik, detajon udhëtimin e tij të parë deri në podiumi që nga 2019-ta në Ostin. “Pjesa e dytë e sezonit të 2019-ës ishte shumë zhgënjyese, pasi kam qenë i ngadaltë dhe kam vuajtur shumë”, – pohoi Rosi, duke folur pas garës. Katër vende të 4-ta, në Austri, Silverstoun, Misano dhe Malajzi ishin rezultatet e tij më të mira, por nuk ka dyshim se kjo është doza e besimit që i duhej Rosit.

Duke sqaruar më tej atë çka mendon, piloti me përvojë e pranon se ai dhe shefi i ekuipazhit të tij, David Munjoz, janë duke e shtyrë fort “Jamaha”-n për të bërë ndryshime në motorin e tij. Por nuk është e lehtë me Fabio Kuartararon e skuadrës kliente të “Jamaha”-s, “Petronas”-it, dhe Maverik Vinjalesit të skuadrës zyrtare të “Jamaha”-s, që kryesojnë me kohë të shpejta në shumicën e seancave. “Por këtë herë, kemi punuar në një tjetër skenar”, – ka sqaruar Rosi.

Lexo edhe :  Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

“Ne duhet të punojmë shumë sepse me Davidin, duhet të bëjmë presion mbi “Jamaha”-n, sepse nganjëherë është një çështje politikash, ne duam të ndryshojmë motorin, – ka vijuar ai. – Por ne kurrë nuk heqim dorë dhe nga mëngjesi i së premtes u ndjeva mirë. Padyshim që duhet të përmirësohemi, unë kam akoma disa probleme, por pilotoj, kam stilin tim dhe kënaqem. Unë arrita në garë i gatshëm, sepse e dija se mund të bëja një rezultat të mirë.

“Jam shumë i lumtur për mua dhe ekipin tim, gjithashtu sepse vitin e kaluar Herezi ishte një përvojë e keqe, – ka thënë 9-herë kampioni i botës. – Dhe shpresoj se mund të gjejmë një zgjidhje për të ndjekur në këtë mënyrë, për të qenë më të fortë në garat më të vështira. Fillimi ishte vendimtar për mua, unë bëra një nisje të shkëlqyer. Unë u përpoqa të ndjek Fabion, por … ju e dini, Fabio është pak më shpejt, por veçanërisht, ai nuk i streson gomat. Ai piloton si të jetë mbi mëndafshi.”

“Më vjen keq gjithashtu për Pekon dhe Fabion, sepse ata ishin të shpejtë, dhe Maveriku, ai ishte pak më shpejt, por unë bëra një gabim dhe e lashë të kalonte. Ndoshta nëse nuk do ta kisha lejuar, mund ta kisha ruajtur vendin e dytë, por mendoj se ai e meritonte sepse ai ishte pak më i shpejtë. Ende duhet të punojmë në 5 xhirot e fundit, por tani ne nuk jemi edhe aq keq në 20 të tjerat.” Rosi tani do të shpresojë se mund ta marrë me vete këtë formë në Brno.

“Doktori” ka shijuar sërish shampanjës dhe ata që kishin dyshuar në të kanë rezultuar sërish gabim, sepse me Valentino Rosin, që ka siguruar të dielën podiumin e 199-të në karrierë, “kurrë mos thuaj “Kurrë”!”.

Të fundit

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte ky mesazhi që mbërriti në...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

Lajme të tjera

Web TV