37-vjetori i Lorik Canës, Rama: Në të ardhmen mund të udhëheqë trojet e bashkuara shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana feston sot 37-vjetorin e lindjes. Cana është simbol i suksesit të përfaqësueses kuqezi dhe të shqiptarëve që luajnë për skuadra të mëdha jashtë vendit tonë.

Shqiptari ka luajtur me një sërë skuadrash të mëdha dhe ka luajtur pozicion shumë të rëndësishëm te to.

Cana ka mbajtur shiritin e kapitenit të Olimpikut të Marsejës, ndërsa ishte ai që drejtoi shqiptarët në rrugën e Euro 2016-ës.

Të shumtë kanë qenë urimet për ish-kapitenin kuqezi, por ndër to spikat ai i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale Rama është shprehur i bindur se në të ardhmen Lorik Cana do të rikthehet në fushë në pozicionin e trajnerit të Shqipërisë, Kosovës ose siç e thotë ai të “një armate të trojeve të bashkuara në të ardhmen, në ndonjë luftë sportive të paharrueshme përsëri.”

Postimi i Edi Ramës:

LORIK CANA është ndoshta i vetmi bartës i fanellës kuqezi apo të paktën i vetmi që unë njoh, që fushën e blertë të futbollit dhe fushën e historisë së shqiptarëve, i ka jetuar si dy gjysmat e së njëjtës fushë të pasionit të tij. I dhënë tërësisht pas sportit më popullor në botë, qysh në fëmijëri, falë talentit, vullnetit dhe një babai të paepur në ëndrrën për ta parë djalin në majat e lojës me top, Loriku u ngjit lart e la gjurmë në çdo skuadër ku luajti. Ai mbajti shiritin e kapitenit në shpellën e ujqve francezë të Olimpikut të Marsejës dhe u bë simboli i Kombëtares së shqiponjave të mbledhura nga tërë trojet shqiptare, për ta çuar flamurin kuqezi për herë të parë në histori në Finalet e Europës.

Po çka e bën krejt të veçantë kingun kosovar, në rrugën e mundimshme drejt majave të futbollit, ku pati jo njëherë dhe taksiratin e dëmtimeve fizike që do kishin shtrirë përtokë edhe një elefant, është pasioni i tij për historinë, origjinën, gjuhën, luftrat, përpjekjet e shqiptarëve në shekuj. Nuk e di a ishte fanella kuqezi që e çoi Lorikun tek leximet mbi betejat e shqiptarëve në shekuj apo ishin leximet e betejave që e bënë atë ta përjetonte fanellën si koracë lufte për Shqipërinë në fushën e betejave sportive, por sa herë e kam takuar e folur me të për Kombëtaren, aq herë më është dukur sikur flisja me ndonjë prijës ushtarak të etur për fitore të vështira, e jo me një sportist të ngopur me lavdinë e tij.

Lexo edhe :  Myrto Uzuni bën "ligjin" me Granadën/ Sulmuesi shqiptar dopietë ndaj Cartagjenës

Loriku u tërhoq nga fusha e blertë, kur trupi i plagosur nuk e ndiqte dot më ambicien e heroit, për të udhëhequr me forcën e shembullit beteja deri në pikën e fundit të gjakut dhe iu përkushtua krijimit e zhvillimit të një fondacioni për fëmijët.

Duke ia uruar sot ditëlindjen kapitenit të paharrueshëm të kuqezinjve, nuk e di pse kam bindjen se nuk do të jetë e largët dita kur prijësi i hijshëm, do të zbresë përsëri në arenë për të udhëhequr kuqezinjtë e Shqipërisë a verdheblutë e Kosovës apo kushedi, pse jo, një armatë të trojeve të bashkuara në të ardhmen, në ndonjë luftë sportive të paharrueshme përsëri. Amen!/ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158008118736523

 

Të fundit

Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në...

“Dush i ftohtë” për qeveritarët skocezë, u ndalohet përdorimi i Whatsapp

Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe...

Skadon “Air Albania”/ Stadiumi i Kombëtares shumë shpejt me një emër të ri

Në ditën e sotme, stadiumi i Kombëtares Shqiptare ka pastruar shkrimin "Air Albania", emri me të cilin titullohej arena e skuadrës sonë. Siç shihet nga...

Myrto Uzuni bën “ligjin” me Granadën/ Sulmuesi shqiptar dopietë ndaj Cartagjenës

Myrto Uzuni po vazhdon të impresionojë në fushën e lojës duke prodhuar gola të rëndësishëm për skuadrën e tij Granada. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një...

Idajet Beqiri: Berisha s’duhet të lirohej nga arresti në shtëpi, mund të prish provat

‘Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV