Mësuesi vdiq nga Covid/Dedikimi prekës i shkrimtarit: Ç’do t’i them Seborës, fjalët m’i kanë mbuluar lotët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të tij, mësuesit Gazion Rusi.

Gazion Rusi ishte një mësues nga Shkodra, i cili u nda nga jeta sot në moshën 39 vjeçare pasi humbi betejën me koronavirusin.

Në një postim në rrjetet sociale shkrimtari Xhahid Bushati shkruan se sot është ndarë nga jeta një mik shumë i mirë, një mësues i talentuar, një mysliman i devotshëm dhe një baba ideal.

Reagimi i plotë:

NJË PIKËLLIM MË I MADH SE QIELLI

Sot u nda nga jeta një mik shumë i mirë, një mësues i talentuar, një mysliman i devotshëm, një baba ideal. Ky quhej Gazion Bahri Rusi.

Kurrë nuk kisha menduar të shkruaja për ty në një ditë dhimbjeje si kjo. Kurrë… Ti nuk e fitove betejën… Ky ishte kaderi i Zotit për ty.
Ti ishe pjesë e zemrës së familjes time. Ti ishte ajo djaloshi që nuk dije kurrë të thoje: Jo! Sakrifikoje për të tjerët. I tillë ishe, i tillë do të mbetesh. Vajza ime të quante: – Vëlla. Sot ajo mbeti pa vëlla, mbeti jetime!
E ç’të të them Gazo, kështu të thërrisja. Ç’të të them!… Lotët dhe pikëllimi që ka rënë në familjen time është më i madh se deti. As deti nuk i zë.
Po ç’do t’i them Seborës, po tri vajzave të vogla, po tezes së shtrenjtë! Nuk kam fjalë, se fjalët m’i kanë mbuluar lotët që rrjedhin pafund…
Shumë u lutëm për Ty, por…
Gazjon, o gaz i jetës, o Gazi i jonë; do të na mungosh, por jo të kemi në tri zemrat e familjes sime; se ishe Zemër e Madhe.
Ah, Gazo…
Të qoftë dheu I lehtë!
Ah, Gazo!…

Të fundit

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Lajme të tjera

Web TV