Ambasadorja amerkikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca i janë drejtuar paradites së sotme kryeministrisë për të zhvilluar një takim më kryeministrin Rama.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi i cili po zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën plenare e cila po diskuton lidhur me raportin e Komisionit Hetimor që do të shpëtojë Presidentin Ilir Meta nga shkarkimi.
Ky takim me ambasadorët vjen në një periudhë të tensionuar politike pasi diplomatët e huaj kanë kërkuar gjithmonë që palët ti qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit.
Takimi i amabsadoëve me kryeministrin e vendit Edi Rama vjen në një moment delikat të zhvillimeve politike në vend ndërkohë që Rama dhe opozita parlamentare janë pro ndryshimeve kushtetuese dhe listave të hapura por kjo gjë kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare. /Ra.My.Fjala.al/