Seanca në Kuvend nis me debat/ Gjuzi: Mbrëmë zbulova kan*bis në Qafështamë ! Ruçi: Boll, ulu!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me replikat Gjuzi-Ruçi. Deputeti ka akuzuar kryetarin e Kuvendit se seancën e kaluar s’i dha fjalën të replikonte me Edi Ramën.

Ndërkohë që akuzoi se kjo qeveri ka lënë Krujën pa ujë, dhe se në Qafështamë kultivohet kanabisi.

“Ai i ka bërë shqiptarët të qajnë, Edi Rama i ka lënë pa ujë, sepse ka kanabis në Qafë Shtamë, e kam kontrolluar mbrëmë vetë. Nëse do të më pengoni herë tjetër për replikë, përgjegjësitë kalojnë tek ju. Nuk mund të pranoj as Murrzin kur thotë se Damiani duhet ti bëjë 100%.

Qeveria transitore do të bëhet. Nuk duhet të lejojmë që në datë 30 kryeministri të marrë të gjitha…nëse do të bëhet mbret, se thonë se është nip oborri, atëherë se të bëjë referendum. Më të dëmtuarit nga koalicionet është partia Konservatore” u shpreh ai.

Ruçi i ka kërkuar atij që të ulet. “Boll tani, po del jashtë procedurës. Kam një përgjegjësi që nuk kam marrë masë ndëshkimore për ndërhyrjet tuaja në mënyrë të përsëritur” tha ai. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV