Balla i përgjigjet Shkëlzen Berishës: Do mbetesh në tualetin e Gjykatës po u përballëm bashkë

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla prej ditësh vijon përplasjen me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi i publikoi disa dokumente duke e akuzuar këtë të fundit se kishte marrë 1.8 milionë euro kredi dhe kishte lënë garant disa prona afër Gërdecit, duke ngritur pikëpyetjet se si i përvetësoi.

Shkëlzen Berisha iu përgjigj duke deklaruar se do e padisë për shpifje.

Së fundmi, Balla i është përgjigjur duke e  këshilluar që ta harrojë gjyqin dhe t’ja lërë në dorë SPAK-ut çështjen.

Postimi i plotë:

Zen, gjyqet me mua kollaj, po si i behet tere atyre milionave euro që nuk justifikohen dot as me sharje, as me kërcënime dhe as me fotot e jetës tënde luksoze nëpër ishuj e nëpër gadishuj të planetit?!

Po ti s’ke faj, se nuk i kemi ngjare Babit tënd ne që u plak duke hedhur baltë dhe nuk jemi as si hienat e Babit që u shkoi jeta duke na u turrur nëpër familje! E megjithate dreqi e mori, ato udhëtimet e tua pishinë më pishinë dhe oqean më oqean, shumë të kushtueshme duken mor Zen!

Të paktën nga fotot kështu na duken ne sheikeve të dalë nga fantazia e Babit, po mbase i ke bërë me fotoshop dhe s’të kemi ngacmuar për to! Po kjo fabrika në Gërdec shumë e madhe o Zen për t’u bërë fotoshop!

Nuk di si do e justifikosh këtë dreq fabrike dhe dëgjo mua, më mirë lërja Spakut se do mbetesh në tualetin e Gjykatës po u përballëm bashkë për këtë punë. Si të duash, këtu jam unë zgjidh dhe merr po vetëm një gjë ta dish: Edhe si sekser (ndërmjetes siç thua ti) je shumë dembel! Aq dembel sa të ngeli fabrika zbuluar dhe as Babi nuk ta fsheh dot më.

Lexo edhe :  “As në kohë lufte nuk i kemi vrarë gjyqtarët”, Karamuço tregon dy përgjegjësit

/En.Br./Fjala.al