Egbo për BBC: Në Shqipëri ka shumë racizëm, ishte si atëherë kur fitoi Obama në Amerikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i parë afrikan që kaloi një ekip në Champions League, Ndubisi Emmanuel Egbo ka folur për racizmin që ndjeu gjatë këtij sezoni.

Tekniku i KF Tirana u konfirmua fundjavën e kaluar si fitues i Kategorisë Superiore, niveli më i lartë i futbollit shqiptar për meshkuj.

Arritja e Egbos ishte edhe më e mrekullueshme duke pasur parasysh që ai mori përsipër sezonin në një periudhë kur skuadra ishte shumë keq me rezultatet.

Në një intervistë të dhënë për BBC Sport ai ka folur për këtë rrugëtim dhe vështirësitë që hasi.

Ka racizëm në Shqipëri. Në një lojë ata më hodhën një banane. Ata më pështynë. Policia dhe siguria ishin atje dhe askush nuk bëri asgjë. Ata kishin frikë nga tifozët. Unë nuk mund të bëja asgjë. Unë thjesht duhej ta pranoja”.-tha 47-vjeçari.

Më tej ai ka treguar se fitorja e kampionatit i ka bërë njerëzit e tij të ndjehem krenar ndërsa ka theksuar se ishte njësoj si atëherë kur Barack Obama fitoi Presidencën e Amerikës.

“Afrikanët e mi thanë, ‘nuk e dini se çfarë keni bërë për ne duke fituar këtë kampionat’, Mund të them se ishte ashtu si kur Obama fitoi Presidencën në Amerikë. Kjo është saktësisht se si shihet këtu.”-u shpreh ai.

Kjo ishte hera e parë që Tirana merr titullin kampion pas një pauze prej 11 vitesh./ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV