EMRAT/ Arrestohen babë e bir, gjendet arma me të cilën u ekzekutua Emiljano Ramazani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burime zyrtare bëjnë me dije se është gjetur arma me të cilën u vra Emiljano Ramazani 40-vjeç më 20 korrik në Elbasan.

Për pasojë janë vënë në pranga dy persona (babë e bir),  Albert Manehasa, 64 vjeç dhe Seit Manehasa, 37 vjeç, lindur e banues në Peqin.

“Pas informacioneve të grumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin ishte fshehur arma e krimit, është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se arma e zjarrit e sekuestruar është arma e zjarrit pistoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi Emiljano Ramazani.” thuhet në njoftimin e policisë

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

I njohur si “Peleja palestinez”, ish-sulmuesi i kombëtares vritet në një sulm në Gaza

Bota e sportit vajton një tjetër viktimë të gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza. Federata Palestineze e Futbollit (PFF) ka...

Rama publikon kronikën e “Franceinfo”/ Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e përshkruar si destinacionin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike...

Riparohet segmenti rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në rrjetet sociale përfundimin e punimeve për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor...

U shurdhuam nga zhurma digjitale. Ndaleni e do dëgjoni zërin e një demokracie në krizë

Politika po lufton për të përballuar ritmin e ndryshimit teknologjik – dhe kjo po prek secilin prej nesh Nga Rafael Behr Duke u kthyer nga pushimet,...

E konfirmon Kremlini: Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim në ditët në vijim. Lajmi është konfirmuar nga...

Lajme të tjera

Web TV