Ishin kthyer në makthin e banorëve, në pranga dy të rinjë që bënin “kërdinë” me vjedhje në Kavajë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kavajës ka vënë në pranga 2 shtetas si autorë të disa vjedhjeve në këtë qytet.
Bëhet fjalë për dy të rinj  Ll. T., 35 vjeç dhe A. P., 29 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje lokalesh e banesash  me thyerje.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre në flagrancë ndërkohë që kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit A. Sh., duke marrë 2 televizorë dhe 1 kompjuter.

Ndërkohë këta shtetas dyshohen për një sërë vjedhjesh në këtë zonë, konkretisht :

-Më datë 22.06.2020 kanë vjedhur dy televizorë në picerinë e shtetasit B. Xh.;

– Më datë 29.06.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor;

– Më datë 14.07.2020 kanë vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. M.;

– Më datë 19.07.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O. M., ku kanë marrë disa sende elektroshtëpiake.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas qarkullonin dhe kryenin vjedhjet u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 televizorë, 1 kompjuter dhe sendet që dyshohet se këta shtetas i përdornin për të kryer vjedhjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

11-vjeçari qëllohet për vdekje teksa po bënte sfidën në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Amerikë ku një i mitur humbi jetën pas...

Erdogan: Zelensky dhe Putin nuk janë gati për takim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka folur si me homologun rus Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas Volodymyr Zelensky dhe...

Premtimi i madh i Barcelonës: 2026 me sulmuesin e madh!

Përtej zhgënjimit për merkaton e dobët që klubi këtë verë, Hansi Flick ndihet pozitiv për faktin që katalanasit nuk lejuan shitjen e asnjë ylli...

Ambasadori amerikan: SHBA do stabilitet në Ballkan

Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po...

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje për Afganistanin

ashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që është goditur nga një tërmet...

Lajme të tjera

Web TV