Masakra në Lushnje/ Zbardhet ngjarja, në kërkim Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dështuar sërish operacioni për kapjen e rivalit të Aldo Bares. Policia ka njoftuar se në kërkim janë Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi.

Njoftimi i plotë i policisë për operacionin

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në vitin 2017, në Lushnjë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Z. L. dhe J. H. dhe u plagos shtetasi M. Xh.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në datën 11.10.2017, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë.

Sot më datë 28.07.2020 u organizua operacioni policor i koduar “Sarava”, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, e cila, bazuar në provat e siguruara nga hetimi i Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Laert Haxhiu, 28 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i dënuar më parë me 18 vite burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si edhe me 3 muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

Orgest Bilbili, 30 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, i dënuar më parë me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale ”Trafik narkotikësh”;

Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar më parë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët

Për shtetasin Orgest Bilibili u bë ekzekutimi i vendimit të datës 25.07.2020 në IEVP Tiranë, ndërsa për shtetasit Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi janë ushtruar disa kontrolle ambientesh, por nuk është bërë e mundur gjetja dhe kapja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Gjithashtu, gjatë operacionit policor “Sarava”, nga ana e Policisë së Lushnjës, DVP Fier, FNSH Fier dhe forcat speciale RENEA janë ushtruar kontrolle në 13 banesa.

Nga kontrolli i këtyre banesave janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu teke, një sasi municioni luftarak, 30000 dollarë amerikan, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, 4 automjete dhe 16 aparate celularë.

Në lidhje me sendet e paligjshme të gjetura dhe të sekuestruara gjatë kontrolleve u proceduan penalisht shtetasit L. Z., 36 vjeç, R. Z., 23 vjeç dhe H. T., 17 vjeç.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Çfarë thotë porosia jote e ushqimit në një takim për ty?

E vërteta është se s’ka nevojë për psikolog – mjafton të shohim çfarë porosit dikush në takimin e parë,...

‘Pakoja ka mbërritur në magazinë…’/ Kujdes, mesazhet mashtruese online vjedhin të dhënat

Mesazhet mashtruese online janë bërë një kërcënim real për të dhënat tuaja nëse zbatoni udhëzimet të cilat janë të afishuara. Së fundmi, një mesazh...

Berisha, drejton akoma nga ballkoni

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Sali Berisha të mos dilte në mexhilis, të jepteintervista dhe drejtonte fizikisht  fushatën  elektorale , do të thosha se ai, e...

“Nevojë për thellimin e reformave”/ Parlamenti Evropian miraton raportin për vendin tonë

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, së bashku me përputhjen e plotë me...

Do të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe kontrolluar bisedat, duke shmangur...

Lajme të tjera

Web TV