Partizani fiton “luftën”, shërohet nga Covid-19 edhe futbollisti i fundit

Skuadra e Partizanit ishte një nga më të prekurat nga koronavirusi në vendin tonë. Të pestë lojtarët e infektuar ja kanë dalë që të fitojnë luftën me “Covid-19”.

Klubi i Partizanit ka njoftuar se edhe Erald Çinari është shëruar nga virusi. Kryeqytetasit kanë bërë me dije se në testet e fundit shkodrani rezultoi negativ.

Partizani njofton se lojtari Erald Çinari, ka kaluar me sukses testin e tamponit pasi ka rezultuar negativ. Sulmuesi 23 vjeçar i është nënshtruar testit të radhës dhe ka marrë përgjigjen duke dalë negativ.”-njofton Partizani.

Rikujtojmë se Çinari u infektua para derbit të fundit me Tiranë së bashku Deian Boldor, Besnik Feratin, Amir Bilalin dhe Esat Malën.

Ndërsa pas këtij lajmi Erald Çinari pret që t’i hiqet dënimi i UEFA-s që nuk e lejon të luajë për 4 muaj.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/partizaniclub/posts/1406077646253294