Rama kujton Anton Athanasin: Xhentëllmen korçar nga ata që gjenden vetëm në libra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale Anton Athanasi,   biznesmen multi-milioner shqiptaro-amerikan të lindur në Korçë më 28 korrik 1911.

Biznesi i tij pati një sukses të madh në fushën e restoranteve, vecanërisht me restorantin Anthony’s Pier 4, një ndër më të suksesshmit në SHBA. Në vitin 1976 National Restaurant Association, e emërtoi këtë restorant, si restoranti më i mirë i vitit.

Përveçse një biznesmen i suksesshëm Anton Athanasi ishte një figurë tepër e njohur për komunitetin shqiptar në Amerikë, ai ka qenë pjestar i komunitetit deri sa u nda nga jeta. Ai mbështeti finaciarisht veprimtarinë e shoqërisë Vatra dhe u bë lobues i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

Rama shkruan se Anton Athanasi i pëlqente t’u përgjigjej kuriozëve për suksesin e tij, pasi i kishte zotëruar plotësisht që të dy çelësat, vendosmërinë dhe mosdorëzimin, deri në fund.

Postimi i plotë:

?HOMAZH

ANTHONY ATHANAS u lind më 28 korrik 1911, djalë i dy prindërve punëtorë në atë katund modest, por me të drejtë kryelartë që ishte Trebicka motmoti, prej nga kundroheshin malet e bukura të Dangëllisë dhe rridhnin ujrat e kristaltë të Parisit të Vogël. Në Amerikë, ku hyri katërvjeçar përmes portit të ëndrrave të krejt dynjasë, mu nën këmbët e Statujës së Lirisë, ai mësoi zanate e nxuri gjuhë të tjera. Por shqipen nuk e braktisi dhe ëndrrën amerikane e ndoqi me përkushtim, gjer në realizim e njëherazi i përkushtuar ndaj veprës së dikurshme vatrane dhe bashkëpunimit me Nolin, “Atin dhe Kryepriftin tonë”. Guximtar plot sqimë si sipërmarrës dhe amerikan plot guxim si shqiptar, Sir Anthony u përpoq për Kosovë e Shqipëri, duke e karakterizuar në shembullin e në shembëlltyrën e tij, “shqiptarin ekselent të diasporës”.
Xhentëllmen korçar nga ata që gjenden vetëm në libra, pronar i restorantit emblemë të Bostonit, “Pier 4”, dhe lektor, edhe pse pa kryer studime të larta, në Harvard Business School, Cornell dhe në University of New Hampshire, Anthony Athanas ishte një njish i vërtetë, siç do të thuhej sot në rrjetet sociale të lavdithurrjes verbale.
Jeta e tij mes mikpritjes së kthyer në art, që e bëri “Pier 4”-ën adresën e parapëlqyer të presidentëve më të fuqishëm të botës e të damave më të plotëhijshme të botës së spektalit, dhe auditorëve më prestigjozë të planetit ku lektronte nga lartësia e suksesit të tij, ishte realizimi më spektakolar i ëndrrës amerikane me ëndrrën shqiptare brenda saj, në rrugëtimin e shqiptaro – amerikanit pe Korçe, tek i cili mjeshtëria e të jetuarit me shije të hollë dhe aspirata për shkollë e dituri, bashkëjetonin si dy flamujt në hyrje të restorantit të tij të famshëm, njëri i vendit që e lindi, Shqipërisë, e tjetri i vendit ku u bë ai që sot kujtojmë përulësisht, Amerikës.
“Determination and endurance are the keys,” i pëlqente t’u përgjigjej kuriozëve për suksesin e tij, pasi i kishte zotëruar plotësisht që të dy çelësat, vendosmërinë dhe mosdorëzimin, deri në fund.
Për të gjithë ata që duan të dinë ç’është suksesi, Anthony Athanas ka lënë këto fjalë: “Duhet ta bësh. Jo për një orë, një javë a një muaj, po për të gjithë kohën”.
Përkufizimi i vërtetë i suksesit është dikush që nuk dorëzohet kurrë”. Amen!

Lexo edhe :  Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin janë regjistruar temperatura të larta. Temperaturat...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Lajme të tjera

Web TV