Xhoi Hajdëraj/ I riu që premton mjaft, merr edhe vlerësimin e Memushit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori 20-vjeçar ka fituar besimin e trajnerit Memushi, ka ambicie të mëdha për të ardhmen. Ka përjetuar një sezon me dy tablo krejt të kundërta, teksa tek Besa ka luajtur vetëm 38 minuta në 11 javë, por tek Oriku ka qenë titullar në 9 ndeshje, duke u futur si zëvendësues në 3 të tjera, për një total prej plot 774 minutash. Dhe Xhoi Hajdëraj nuk e fsheh mirënjohjen e tij për mundësinë e dhënë. “Të them të drejtën, ka qenë shumë herë më mirë sesa faza e parë kjo e dyta dhe unë këtu kam ardhur për të marrë më tepër minuta”, – ka rrëfyer ai, duke folur posaçërisht për Fjala.al.

“Dhe për këtë falënderoj pjesën e stafit, sidomos trajnerin dhe presidentin dhe drejtuesit e klubit, të cilët më krijuan mundësinë që të vij këtu, kanë investuar besimin e tyre tek unë dhe më kanë dhënë edhe mundësinë që të luaj dhe të shfaq veten time”, – ka theksuar lojtari i krahut. Për mesfushorin e ri, më tepër rëndësi ka patur mundësia që i është dhënë për aktivizim. “Le të themi që, duke qenë se ky është viti i parë që unë luaj në Kategorinë e Parë, është disi e vështirë, është ndryshe nga Kategoria Superiore, por, duke marrë minuta lojë, është më e lehtë të përshtatesh.

20-vjeçari ka ambicie të mëdha për të ardhmen e tij, por kërkon që gjërat t’i marrë një nga një. “Për momentin, shpresa ime e madhe është për të ikur e për ta provuar fatin jashtë Shqipërisë, – ka thënë Hajdëraj. – Por edhe kjo nuk ndodh, unë jam i lumtur të luaj edhe këtu, mbase edhe në Kategorinë Superiore. Rëndësi ka që të më jepet mundësia për të luajtur dhe unë do ta shfrytëzoj në maksimum.” Futbollisti ka marrë edhe vlerësimin e trajnerit të skuadrës së Orikut, Eqerem Memushi, i cili ka theksuar se i riu e ka shpërblyer besimin e tij.

Lexo edhe :  "Futbolli është një botë e rreme", sinjali i fundit nga Balotelli

“Në përgjithësi, paraqitja e lojtarëve të rinj që kemi patur këtu ka qenë pozitive, – thotë ai. – Për shembull, Xhoi (Hajdëraj) ka bërë një kampionat pozitiv, duke parë edhe mënyrën sesi ai erdhi dhe u afrua në skuadër, duke parë edhe atë që kishte zero minuta në këmbë. Por unë kam këmbëngulur, ashtu si edhe drejtori teknik (i Orikut), Albert Haxhiraj, që duke parë edhe aftësitë e tij në stërvitje, edhe për arsye se e kam njohur edhe më parë në grumbullimet e ekipeve kombëtare të moshave, kisha një besim dhe mendoj që në pjesën më të madhe, ai na e shpërbleu besimin dhe e meritoi shansin që i dhamë.”

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV