Bylykbashi: Gjiknuri refuzoi të përgjigjej pse refuzon hapjen 100% të listave, nesër vritet ‘5 qershori’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se gjatë gjithë diskutimit i kërkoi përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, motivet pse e refuzojnë propozimin për hapjen 100% të listave, por nuk kanë marrë përgjigje.

Bylykbashi tha se me votimin e nesërm të ndryshimeve kushtetuese do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe e 5 qershorit.

“Pas një propozimi shumë konkret që bëri opozita e bashkuar për hapjen e listave 100%, jemi ndeshur për gjithë këto orë nga refuzimi konstant i mazhorancës. Ajo që kërkon mazhoranca është krejt tjetër. Ne kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe PS ka refuzuar. PS ka për synim të ndryshojë rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve. Ne e bëmë të qartë se me veprimin e njëanshëm, që janë gati të ndërmarrin nesër me ndryshimet kushtetuese të PS, do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe ajo e 5 qershorit, duke minuar një process kaq të gjatë politik, që do të mundësonte zgjedhje me standard.

Propozimi jonë ka qenë shumë i qartë, që do të conte në kompromis, që listat të ishin 100% të hapura dhe më pas ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë nga ato që po përpiqet të bëjë Edi Rama. Propozimi ynë qëndron ende mby treyzë, nëse pranon PS, që t’iu afrojmë shqiptarëve mundësinë të vendosin me fuqinë e votës së tyre”, tha Bylykkbashi.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Djaloshi “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve, bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himneve

Në “Arena Kombëtare” luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Gjatë ekzekutimit të...

Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’

Kreu i SPAk, Altin Dumani, është i pranishëm në "Arenën Kombëtare" në mbështetje të Shqipërisë, e cila po luan kundër Serbisë. /e.t

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund - ndoshta përgjithmonë....

Starton ndeshja Shqipëri-Serbi/ Miliona shqiptarë ‘sytë’ nga kryeqyteti

Ka startuar ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje e cila luhet në stadiumin kombëtar Air Albania. Stadiumi është i mbushur plotë...

14-vjeçari bie nga lartësia e katit të 6 të një apartamenti në Yzberisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Yzberisht, ku një 14- vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i 5-të i një pallati në...

Lajme të tjera

Web TV