Takimi i Yuri Kim me krerët politikë: Veprimet e parlamentit nesër nuk i mbyllin negociatat e Këshillit Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane ka zbardhur në një postim në faqen zyrtare ‘Facebook’ takimet që Ambasadorja Kim ka zhvilluar me aktorët kryesor të politikës.

Ky takim zbardhet një ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese në seancën plenare të 30 korrikut ku janë theksuar tre pikat kryesore që Yuri Kim u ka vënë në dukje palëve.

Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të.

Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.

Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.”

Ndër të tjera Yuri Kim vlerëson se çdo veprim i Parlamentit nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre, ndërsa apelon se të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike.

Postimi i plotë:

Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë. Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar.

Lexo edhe :  “Janë të gjithë hajdutë’”/ Rama: Administrata ka hijet e veta, s’mund ta fsheh!

 

Postimi i plotë:

Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë. Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar.   /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Pse e braktisi LaCivita fushatën e Berishës?

Mero Baze Strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike të Berishës u largua në SHBA, pasi mori pjesë në çeljen...

Vila, prona e makina luksi/ Politikanët në Kosovë deklarojnë pasuritë

Mediat në Kosovë kanë zbardhur formularët e deklarimit të pasurive që politikanët kryesorë të vendit kanë bërë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Presidentja e...

“S’ka më jetë për banorët”/ Braçe denoncon zaptimin e Tiranës së Re

Kandidati socialist për Tiranën, Erjon Braçe denoncoi mungesën e parkingjeve dhe zaptimin e hapësirave publike në njësinë 5 në Tiranë. Sipas Braçes, mungesa e vendparkimeve...

Agron Shehaj në Berat: Flasin për BE-në, por fondet për fermerët i vodhën

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në takimin elektoral të zhvilluar në Berat, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha...

Kryeqyteti lituanez zbulon planin e evakuimit në rast pushtimi

Zyrtarët në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, kanë zbuluar një plan evakuimi që do të përdoret në rast të një pushtimi të qytetit. Ai përcakton se...

Lajme të tjera

Web TV