“Pa u ndryshuar sociologjia e pushtetit, e shoqërisë, e administratës publike brenda politikës, kjo vështirë se ndryshohet”. “Një pakicë e organizuar injorantësh sigurisht shpartallon edhe një masë që përbën shumicën, qofshin edhe dijetarë, nëse këta të fundit nuk janë të organizuar”. Këto fjalë të mençura vinë nga akademiku i njohur Artan Fuga. Nuk ka ngjarje, fenomen, debat apo edhe një ide që akadmik Artan Fuga të mos japë mendimin e tij. Sot, në orën 18.30. në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Artan Fuga do jetë i ftuar për të folur rreth zhvillimeve në Shqipëri. Situata politike, pandemia dhe menaxhimi i saj, zgjedhjet në univeristetet publike. Këto dhe të tjera, në një bisedë analitike me një nga zërat më të rëndësishëm dhe më aktivë të botës intelektuale shqiptare. Na ndiqni sot në orën 18.30 në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, në web tv FJALA TV si dhe në facebook dhe youtube. Një bisedë që nuk duhet lënë e parë. Një intervistë që ka vlerën edhe të një leksioni që shkon me dëshirë. Megjithatë, mos harroni: Është HARD TALK dhe jo SOFT TALK.
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H