Fuga: Jam me PPP por me atë që duhet, Poli i Pluralizmit Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga është shumë dakord me tre P-të e famshme por jo ato të qeverisë. Sipas tij Poli i Pluralizmit Politik do ishte i domosdoshëm në Shqipëri. Në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Fuga tha se nëse partitë e vogla nuk krijojnë një pol të tretë, duhet të largohen nga historia.

 -Ju shkruani profesor se është koha për një Pol të Pluralizmit Politik. PPP. Si krijohet kjo?

-Unë e kam shkruar në një kontekst shumë të qartë. Unë kam thënë që nëse shumica dhe zoti Rama ndalojnë që të bëhen aleanca parazgjedhore ku partitë të kandidojnë me logon e tyre, unë kam thënë nëse kjo ndodh partitë e vogla kanë vetëm një shans. Jo të ankohen, jo të qajnë, jo të kërkojnë të futen nëombrellën e PD apo LSI-së, për të marrë votat e këtyre partive por unë them që shansi do ishte që këto parti që ne i quajmë të vogla dhe që marrin pak peshë elektorale të gjejnë një konsensus midis tyre , të krijojnë një pol të tretë ku të jenë dhe demokristianët dhe PDIU-ja dhe parti të tjera… Nëse nuk e bëjne dot, atëherë duhet të largohen nga historia./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=_aUEd6SDgiY

 

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV