Mbyllet kampionati i Superligës/ Tirana feston titullin kampion pa tifozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme është mbyllur sezoni 2019-2020 i Kategorisë Superiore dhe skuadra e Tiranës ka ngritur trofeun e kampionit, por si asnjëherë më parë pa praninë e tifozëve në stadium, për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga Katerina Tafa

Është mbyllur mbrëmjen e djeshme sezoni i Kategorisë Superiore 2019-2020 dhe mund të konsiderohet me plot gojën si një kampionat aspak i zakontë. COVID-19 solli pezullimin prej më shumë se dy muajsh të ndeshjeve dhe më pas një rikthim jo normal të tyre. Është hera e parë që të gjitha takimet e Superligës luhen pa praninë e tifozëve dhe me rregulla të reja, të vendosura për të mos përhapur më shumë virusin vdekjeprurës. Shtrëngimi i duarve apo dhe pështyma ishin me urdhër të ndaluara.

Ndërsa pati edhe lojtarë të infektuar, siç ishte rasti i parë i sulmuesit të Bylisit, Eridon Qardaku, ndërsa më pas infektimi i pesë lojtarëve të Partizanit, rumunit Deian Boldor, Besnik Feratit, Amir Bilalit, Esat Malës dhe Eraldo Çinarit, që ishte edhe i fundit që fitoi luftën me koronavirusin.

Tirana ia doli që ta marrë titullin kampion të këtij sezoni, duke u shpallur kampione për herë të 25-tën herë gjatë gjithë historisë së saj. Kryeqytetasit morën mbrëmjen e djeshme trofeun e kampionit, pas ndeshjes me Bylisin, qw u mbyll me barazimi 1-1. Kjo fitore erdhi në përvjetorin e 100-të të krijimit të saj. Bardheblutë nuk e nisën mirë sezonin dhe brenda pak muajve u ndërruan tre trajnerë. Do të duhej trajneri i portierëve, Emmanuel Egbo, që Tirana të merrte veten dhe të kthehej në një skuadër të pakalueshme. Egbo u bë kështu i pari afrikan që fiton titullin kampion dhe çon një skuadër në Champions League në të gjithë Evropën.

Kukësi, nga ana tjetër, e nisi sezonin mirë dhe pati një ecuri deri diku të pozitive, por gafat me disa nga skuadrat të konsideruara më të dobëta të këtij sezoni, u kushtuan verilindorëve shumë. Ishin pikërisht ato gafa që i kushtuan stolin Shpëtim Duros, i cili u zëvendësua më pas nga Orges Shehi, por edhe ky i fundit nuk mundi të sillte triumfin te Kukësi që, megjithatë, mundi të siguronte një vend në garat e Evropës.

Lexo edhe :  Barça e pandalshme drejt titullit kampion, katalanasit mposhtin Mallorcën pa probleme

Skuadra e Laçit, po ashtu, ka pasur ecuri të mirë gjatë këtij sezoni. Ndonëse deri diku me ulje-ngritje laçianët kanë siguruar vendin e tyre në kompeticionet evropiane.

Ndërsa ajo që ka i ka habitur të gjithë është fakti se disa nga skuadrat me më shumë histori, si Flamurtari e Luftëtari, u rrëzuan nga elita e futbollit shqiptar. Ndërsa në diskutim është edhe e ardhmja e klubit më të vjetër në vendin tonë, Vllaznisë, së cilësi duhet të luajë me Besëlidhjen që të sigurojë vendin e saj në Superligë për sezonin e ardhshëm.

Ecuria e Teutës dhe ajo e Skënderbeut ishin deri diku të mira. Durrsakët mundën t’i surprizonin të gjithë me kualifikimin e finales së Kupës së Shqipërisë, ndërsa në Kategorinë Superiore kanë arritur të marrin rezultate mesatare. Ndërsa korçarët, nga ana e tyre, nuk e nisën mirë këtë sezon, por nga fundi i tij e morën veten dhe arritën të siguronin për një vit tjetër vendin e tyre në elitën e sportit shqiptar, ndonëse me një skuadër që ka në përbërje të saj lojtarë shumë të rinj në moshë.

Zhgënjyes ishte ky sezon për skuadrën e Partizanit. Të kuqtë e kryeqytetit jo vetëm që nuk mundën të merrnin titullin për vitin e dytë radhazi, por nuk siguruan dot asnjë vend në kompeticionet evropiane. Partizani kishte një start jo të keq, por më pas loja e tyre mori tatëpjetën.

Ndërsa surpriza e këtij sezoni ishte skuadra e Bylisit. Ballshiotët treguan shumë karakter dhe u panë si një kërcënim për ekipet më të forta. Megjithatë, vazhdimësia nuk ishte e mirë për skuadrën, që për një pjesë të golave ua la fajin vendimeve të arbitrave. Pavarësisht kësaj ky klub siguroi pjesëmarrjen edhe për sezonin e 2020-2021 në Kategorinë Superiore.

Të fundit

Sherr mes djemve të xhaxhallarëve, përfundojnë të dy në spital

Një sherr i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me dhunë fizike në lagjen Sulaj të Cakranit, në...

Këmbimi valutor 26 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.4 lekë dhe do shitet me 87.4 lekë. Ndërkohë...

Reshje shiu dhe ulje temperaturash në gjithë vendin, ja si do të jetë moti sot

Vendi ynë këtë të shtunë pritet të karakterizohet nga një rënie e lehtë e Vlerave Barike, duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërimin e vranësirave...

Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

Epiqendra e veriut të vendit, një bastion i përhershëm i PD-së deri në vitin 2023, është kthyer në arenë përplasjesh edhe brenda “aleatëve të...

Lajme të tjera

Web TV