Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur ditën e sotme nga foltorja në lidhje me ngjarjet e fundit dhe ndryshimet që priten të bëhen. Ai e ka nisur fjalën e tij duke ironizuar me deputetin Alimadhi, i cili pa patur replika të shumta me deputetët në seancën e sotme.
“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë për formën perfekte fizike të zotit Alimadhi, gjë që besoj është dëshmi e punës së shkëlqyer të mjekëve ku zoti Alimadhi u gjend si pasojë e infektimit. Përfitoj nga rasti ta them sot se ka pasur, dhe nuk është një përjashtim për të gjithë ata që shkojnë në duart e mjekëve të sistemit tonë shëndetësor, një përkujdesje fantastike, forma juaj është një dëshmi për këtë”, ka thënë Rama.
Më tej, Rama e ka cilësuar Alimadhin si një ballist, qëndrimet e të cilit janë turpëruese.Ka.Li/fjala.al