Tomash Szunyog emërohet Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Evropian emëroi diplomatin çek, Tomash Szunyog, në postin e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së në Kosovë.

Mandati i tij do të nisë më 1 shtator dhe do të përfundojë më 31 gusht të vitit të ardhshëm.

Szunyog do ta zëvendësojë Natalya Apostolovan, e cila ka mbajur këtë pozitë qysh më 20 korrik të vitit 2016.

Përfaqësuesi Special i BE-së promovon një Kosovë që është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e pakicave dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare, thuhet në njoftimin e Këshillit Evropian.

Përfaqësuesi Special i BE-së, thuhet në njoftim, mbështet edhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Szunyog ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni./REL

Të fundit

Turizmi në Shqipëri: Midis dëshirës, impenjimit dhe realitetit..

Nga Fejzo Subashi. Në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mundësitë për zhvillimin e një turizmi të larmishëm, pse jo edhe elitarë:...

Re tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i...

1 korrik 1871: Mbreti Victor Emmanuel II hyn në Romë, fundi i shtetit papnor

Më 1 korrik 1871, Mbreti Victor Emmanuel II i Italisë hyn zyrtarisht në Romë, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Mbretërisë së...

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Nga Ylli Pata Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Vapa prish ekuilibrin e trupit, mjekët: Kujdes nga dehidratimi

Ditët e fundit vendi po përballet me temperatura ekstreme të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe...

Lajme të tjera

Web TV