EKSKLUZIVE/Ergys Kaçe i jep “lamtumirën” Greqisë, zbulohet ekipi ku do të transferohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe është pranë kalimit te ekipi i Hanover, që luan në Bundesliga 2 dhe dëshiron një rikthim në elitë. Këtë gjë e konfirmojnë burime të gazetares së Grupit Mediatik “Fjala”, Katerina Tafa.

Po të njëjtat burime, konfirmojnë për “Fjala.al” se për “shtatshkurtrin” kuqezi ka patur interes dhe ekipe zviceriane, turke, amerikane dhe ekipe të tjera gjermane, por Kaçe duket se ka zgjedhur Hanoverin dhe zyrtarizimi pritet të vijë ditët në vijim.

Mesfushorit 27-vjeçar i ka përfunduar kontrata me PAOK, që asnjëherë nuk e ka vlerësuar për kontributin e tij dhe tashmë do të provojë një aventurë jashtë tokës helene.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV