Makina përfundon në hekurudhë, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident automobilistik të regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në hekurudhë, për shkak se drejtuesi i tij ka humbur kontrollin. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan- Librazhd, në Labinot Fushë.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, ku për pasojë mjeti ka përfunduar disa metra më tutje.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

/En.Br./Fjala.al