Tiranë/ Makina përplas të moshuarin, ndërron jetë në spital

FOTO ILUSTRUESE

Një 71-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë, pasi është përplasur nga një automjet.

Viktima është shtetasi me iniciale GJ.L.. Ai është përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/En.Br./Fjala.al